Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Pallati i Rinisë vendi ku të rinjtë sot triumfonin me arte e zanate të llojllojshme, ishte vendi që bashkoi të rinjtë nga e gjithë Kosova, duke i dhënë jehonë zërit rinor dhe duke shpalosur potencialin e artë të tyre në mënyra të ndryshme.
Me artizanale, piktura, robotikë, teleskopë, arkitekturë, letërsi, bizhuteri e filigran si dhe performancë nga muzikantët fantastik të Jazz Bendit të Universitetit të Prishtinë, u hap Panairi i Rinisë, organizuar nga MKRS me mbështetje të Unicef Kosovo Programme.
Panairi u vizitua nga Kryeministri Albin Kurti, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e UNICEF në Kosovë, Nona Zicherman, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, deputeti, Agon Batusha, këshilltarët politik në MKRS, Dorotea Deshishku dhe Onur Canhas, të rinjë dhe të reja nga e gjithë Kosova.
Vetëm Ministria jonë ndanë mbi 14 milionë euro çdo vit për projekte të individëve e organizatave anembanë vendit, në kulturë, trashëgimi, rini e sport, e në secilën prej këtyre fushave përfituesi primar është i riu kosovar. Vizioni i kësaj Qeverie është që i riu të përfitoj drejtpërdrejt nga çdo institucion, me skema të veçanta të dizajnuar për të rinjtë, në çdo sekor e në çdo nivel, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.