Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve shkollore, ku mjetet do të dalin në xhirollogaritë që nga fillimi i javës së ardhshme.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë.
Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!