BQK në vijim të publikimit të statistikave bankare për muajin korrik 2023 (me datë 23 gusht 2023, https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/), sipas kalendarit të publikimeve sot publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për korrik 2023. Njëkohësisht, sot u publikuan remitancat për muajin qershor dhe ato preliminare për korrik 2023.
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar arritën vlerën 455.4 milionë euro, me një rritje prej 8.1 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Bruto kreditë e ndërmjetëseve tjerë financiar shënuan vlerën për rreth 328.6 milionë euro në korrik 2023, rritje për 7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga rritja e kredive të aktivitetit të sektorit financiar. Kreditë ndaj ekonomive familjare në korrik 2023 përfaqësojnë 63% të gjithsej kredive të sektorit mikrofinanciar.
Asetet e Fondeve Pensionale arritën vlerën prej 2.6 miliardë euro, e cila përfaqëson një rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në korrik 2023 ka arritur në 1.99 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes së investimeve jashtë vendit, por njëkohësisht është vërejtur se ka pasur rritje të përformancës së letrave me vlerë ekzistuese të cilat janë investuara me herët.
Asetet e Kompanive të sigurimit arritën vlerën 296.3 milionë euro, e cila përfaqëson një rënie prej 2.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale që përbejnë 44.9%, letrat me vlerë dhe asetet tjera përbejnë 28.5 % të aseteve.
Remitancat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Prurjet më të mëdha të remitancave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%.
Vlera remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.