Ministrja Haxhiu dhe zëvendesministri Qorrolli vizituan sot Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Raba Voca” në Mitrovicë.
Rreth 1.5 milion euro janë ndarë gjatë këtij viti nga Ministria e Drejtësisë, për organizatat që strehojnë viktimat e dhunës në familje, ndërsa veçanerisht për strehimoren në Mitrovicë janë ndarë rreth 70 mijë euro.
Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve gjatë këtij 8 mujori në këtë strehimore ka strehuar 80 të mbijetuara të dhunës në familje. Sa i përket sigurisë, ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Qorrolli u njoftuan nga drejtoresha, Fidane Hyseni, se kryeissht nuk ka probleme në këtë qendër dhe se bashkëpunimin me Policinë e Kosovës e kanë jashtëzakonisht të mirë dhe efektiv.
Në këtë takim, Ministrja dhe zëvendësi u njoftuan që ende komuna e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë, nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me strehimoren për mbështetje financiare. Ministrja i njoftoi për veprimet që ka ndërmarrë në raport me këtë çështje dhe u zotua që do të jetë në komunikim me personat përgjegjës për zgjidhjen e kësaj çështje.
Ministrja Haxhiu dhe zëvendësi, vizituan edhe vendin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e strehimores së re me mbështetjen e UNOPS, ku panë nga afër punën që po bëhet, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.