Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takohet me Lord Peach, diskutojnë për çështjet aktuale dhe situatën në katër komunat në veri të vendit

Gus 28, 2023

Takimin e radhës përgjatë Forumit të Bledit për Siguri, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti e zhvilloi me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Ata diskutuan për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe situatën në katër komunat në veri të vendit.
Kryeministri Kurti e njoftoi atë mbi mbarëvajtjen e zbatimit të marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me de-eskalimin e plotë të situatës në veri të vendit.
Kryeministri tha se kanë kaluar dy muaj prej incidentit të fundit në këto katër komuna, dhe prej atëherë nuk ka pasur protesta të dhunshme, është shtuar numri i punëtorëve në ndërtesat komunale e është ulur proporcionalisht prezenca e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale. Kemi një situatë të de-eskaluar kjo falë bashkëpunimit të qytetarëve nga komuniteti serb dhe veprimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme është tani të jemi vigjlent ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat dhe veprimet e liderëve shtetëror serb.
Ky ishte takimi i pestë i kryeministrit Kurti me Lord Peach këtë vit. Kryeministri Kurti e falënderoi Lord peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM