Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Formunin Evropian Alpbach në Austri, ku ka diskutuar në panelin kryesor së bashku me përfaqësues të shteteve të tjera, tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach ka qenë ‘Një Evropë e guximshme’
Oresidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme.
Familja euroatlantike është familja jonë!