Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nxënësit e Gjimnazit të Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” do e nisin vitin e ri shkollor me mjete të reja dhe inventar të ri.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se 10 kontejnerë me inventar shkollor sot u dhuruan nga Ambasada Amerikane e që ne me këto mjete të po synojmë jo vetëm të mobilojmë një shkollë por po investojmë në të ardhmen e vendit tonë dhe në përmirësimin e arritshmërive akademike.
Nga viti i ardhshëm do të fillojë edhe renovimi i objektit të kësaj shkolle, financuar nga Ambasada Amerikane.
Falënderoj Alyson Grunder, zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së dhe Kolonelin Ryan Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës për donacionin.