Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, në Qendrën Korrektuese të Dubravës oficerët korrektues kanë parandaluar futja e kontrabandës brenda qendrës.
Gjatë bastisjes së të burgosurve, të cilët janë të angazhuar për bartjen e furnizimeve ushqimore brenda perimetrit të sigurisë ne mënyrë të kamufluar këta të burgosur kanë tentuar të fusin brenda qendrës dy telefona mobil dhe sasi të dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës, ndërsa të burgosurit e përfshirë në rast janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedure disiplinore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj, thuhet në postimin në Facebook të ShKK-së.