Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që kaloi në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 76 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 25 urdhëresa për vepra penale dhe 51 urdhëresa për seanca, kundërvajtje, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.