Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Hapet konkursi për regjistrimin e 50 kandidatëve për asistent, për nxënës me nevoja të veçanta

Gus 29, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teiknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), respektivisht Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, ka shpallë konkurs për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së gjashtë për nivelin e 5-të të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.

Sipas konkursit të shpallur do të pranohen gjithsej 50 kandidatë në Gjilan me komunat: Kamenicë, Viti dhe Novobërd, dhe në Gjakovë me komunat: Rahovec, Deçan dhe Junik.

Për regjistrimin e kandidatëve për nivelin e 5-të sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), për vitin shkollor 2023/2024, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë dhe janë më të vjetër se 18 vjeç.

Kualifikimi do të ofrohet në dy grupe: në një institucion arsimor në Gjilan, dhe në një institucion arsimor në Gjakovë. Ndërsa, baza e ofrimit të kualifikimit është Qendra e Kompetencës në Ferizaj si institucion i akredituar nga organizata angleze e kualifikimeve ndërkombëtare, Pearson.

Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 28 gusht deri 08 shtator 2023 në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

Detajet i gjeni në këtë link: https://masht.rks-gov.net/shpallje-konkursi-2/?fbclid=IwAR3E_Xwj3O5Jb_bXvNRe6OAsZXk3RHAKsX-6-p7Gbe4yzkDcljADyBvaXno

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM