Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se për të kujtuar dhe përshëndetur jetën dhe kontributin e pasur të një personaliteti të rrallë të skenës teatrore shqiptare, Xhevat Qorraj, familjarë, miq dhe kolegë u mblodhën sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Me shprehje të thella mirënjohje dhe respekti, Qorraj u kujtua nga djali i tij, Luani, ministri Hajrulla Çeku, regjisori Fadil Hysaj, udhëheqësi artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, dhe aktori Selman Lokaj.
Përveç si artist i jashtëzakonshëm i roleve dhe çmimeve të shumta, Qorraj ishte një figurë e respektuar dhe aktivist i përkushtuar për kulturën. Përmes angazhimit të tij për të promovuar vlerat e artit, ai ka ndikuar në ndërgjegjen kulturore të shoqërisë.
Kontributi i tij i veçantë për artin dhe kulturën e Kosovës ka bërë që emri i tij të mbetet një shembull frymëzues për të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.