Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit janë lajmëruar nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritëve të punimeve.
Nënkryetarja e Komunës, Donjeta Sahatçiu bashkë me Granit Rugovën dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit kanë pa dëmtimet dhe kanë lajmëruar policinë.
I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.
Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët.
Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.