Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQPZh dhe KKAFZhK: Thirrje Serbisë për hapje të arkivave dhe lejim të gërmimeve në lokacionet e shënjuara

Gus 30, 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës, bashkohet me botën demokratike dhe me thirrjet e familjarëve nga tërë Kosova për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur, u tha në hapje të tryezë së organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në Ditën Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjes me forcë, në tryezën e bashkë organizuar me Këshillin Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZhK) u bashkëbisedua mbi gjendjen aktuale të proceseve të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të gjithë të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe hapave në vijim. U ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vërtetën, për të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. U theksua se kjo çështje vazhdon të jetë prioritet i veçantë, duke pasur në fokus familjarët e personave të zhdukur.

Nga kjo tryezë, KQPZh dhe KKAFZhK i bënë thirrje Serbisë për hapje të arkivave, pasi zhdukjet me forcë gjatë luftës ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë, si dhe lejim të gërmimeve në lokacionet e shënjuara në Serbi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, theksoi mungesën e bashkëpunimit nga ana e Serbisë. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e angazhimit të faktorit ndërkombëtar për zbatimin e Deklaratës së adoptuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Kryesuesi i KQPZh-së rikujtoi se me adoptimin e Deklaratës pёr personat e zhdukur më 2 maj 2023, pas 24 vitesh, Serbia për herë të parë pranoi përmes një dokumenti zyrtar, që të sigurojë qasje te plotë në informacione, përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur. Ai përmendi edhe letrën e dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku kërkon prej tij hapjen e arkivave, posaçërisht të dokumentacionit të klasifikuar, por duke mos u kufizuar tek ai, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash në rajonin e Drenicës. Ndonëse janë bërë gati katër muaj nga adoptimi i Deklaratës dhe tre muaj nga letra e dërguar z.Vuçiq, ende nuk ka përgjigje nga Serbia.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të viktimave të zhdukjes me forcë, në përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, paradite u bënë homazhe dhe u vendosën lule te përmendorja dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM