Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Shtëpia e Kulturës në Runik po rijetësohet dhe shpejt do t’i vihet në shfrytëzim komunitetit.
Çeku në postimin në Facebook ka thënë se marrëveshjen për bashkëfinancim në vlerë totale 850 mijë euro e nënshkruam sot me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ndërsa mbështetje profesionale do të ofrojë edhe Fondacioni Hajde, i udhëhequr nga Pertit Halilaj.
Kjo hapësirë që gjendet në një vend plot bukuri natyrore, do të sjellë ngjarje kulturore dhe mundësi të reja për krijimtari artistike në këtë zonë, të nxis artin, edukimin dhe njohjen e trashëgimisë sonë kulturore.