Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pasi ndërtesa e Muzeut të Muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi thellësisht të prekur nga krimi ndaj trashëgimisë kulturore të Gjakovës, të gjithë përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ndërtesa e Muzeut të Muzikës, aseti Taphanja në Gjakovë do të restaurohet dhe do të kthehet në gjendjen origjinale. Pas restaurimit, si ministri do t’i marrim të gjitha masat për funksionalizimin e muzeut.