Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se zgjatja e orarit të punës në Prishtina Parking deri në orën 23:00, po jep rezultate të kënaqshme në Zonën 1 të Kryeqytetit.
Në parkingjet ku zakonisht ka ngarkesë, në mbrëmje nuk ka vetura të shumta, janë kryesisht të banorëve rezident.
Përpjekjet tona për të rregulluar gjendjen e parkingjeve në zonat rezidenciale do të jenë të vazhdueshme, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.