Komuna e Prishtinës ka njoftuar se marrëveshjen për bashkëpunim mes Kryeqytetit e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, të nënshkruar në fillim të javës, mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizi në prani të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorit të shëndetësisë, Izet Sadiku, dy institucionet filluan ta realizojnë që të enjten.
Sot filloi zbatimi i pilot projektit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellen direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente.
Nisjen e reazlimit të këtij pilot projekti e cilësoi shumë të rëndësishëm nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj i cili tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt jetik për pacientet.
Me këtë rast, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se përmes Klinikës së Kardiologjisë do të mundësojë që pacientët që pësojnë infarkt të miokardit do të sjellin direkt në Kardiologji Invazive nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës, duke shfrytëzuar kohën që në mjekësi njihet si thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.
koha e “artë” në reagim të shpejtë,