Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare.
Presidentja Osmani ka shprehur mbështetje për këtë kategori dhe ka potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm.
Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu gatishmërinë t`i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t`ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.