Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, Misionin e Shqipërisë në OKB, marrjen e Presidencës së KS të OKB-së.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht.