Build Skills with our trainings

Sign up now!

Republika e Kosovës fillon rrugëtimin e saj si anëtare e re e Open Government Partnership – OGP

Sht 6, 2023

Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, në Samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë, Kosova filloi rrugëtimin e saj si anëtare e re e OGP.

Në hapje të Samitit, Kryeministri Kurti iu adresua pjesëmarrësve duke thënë se “Aktivizmi politik më ka mësuar se fuqia e ndryshimit qëndron në duart e qytetarëve. Si lider i tyre, jam i angazhuar që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet por edhe të përfshihet në qeverisje”. Përveç Kryeministrit Kurti, pjesëmarrësve iu drejtuan edhe Kryeministrja estoneze Kaja Kallas, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, Presdenti i Malawit Lazarus Chakwera, Presidenti i Republikës Domenikane,  Luis Abinader dhe Sekretari i OGP, Sanjay Pradhan.

Kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023, pas anëtarësimit në ICMP në muajin korrik, përderisa procesi i anëtarësimit në Këshillit e Evropës po vazhdon me sukses, thuhet në komunikatën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM