Ministria e Mbrojtjes njofton se në një letër urimi senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni K. Ernst uroi ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re si Ministër.
Në këtë letër senatorja shprehet se është e lumtur që në pozitën e ministrit është caktuar një person meritor si Kolonel Ejup Maqedonci, të cilin kishte pasur fatin për herë të parë ta takonte në vitin 2011 në Iowa, si pjesë e Programit të Parnteritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare të Iowas me Kosovën.
Ndërsa thekson se është e bindur që ministër Maqedonci, edhe më tutje, me të njëjtin sukses dhe përkushtim do të vazhdoj angazhimin për popullin e Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.