Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Është angazhim i ynë t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për të gjitha komunitetet

Sht 15, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëhequr takimin e radhës të Këshillit Konsultativ për Komunitete, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat dhe shqetësimet që kanë komunitetet.

Sipas presidentes Osmani, punësimi pa dallim përkatësie ruajtja dhe zbatimi i karakterit shumë gjuhësor të shoqërisë kosovare, që paraqet vlerat e saj unike shpirtërore, intelektuale, historike dhe kulturore, janë disa nga prioritetet dhe angazhimet e përditshme.

Në takim me KKK-në, presidentja Osmani ka theksuar se ky mekanizëm u jep mundësinë komuniteteve që të përfshihen në nisma legjislative dhe si rezultat, ta avancojnë pozitën e tyre në Kosovë.

Më tej, Osmani ka theksuar se Zyra e Presidentes ka zhvilluar takime të vazhdueshme me institucionet tjera dhe ka kërkuar zbatimin e rekomandimeve të këtij Këshilli.

“Është angazhim i yni i përditshëm t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për punësim në funksion të përmbushjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie, si një parakusht përmbajtësor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe realizim të potencialit të secilit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ndërkaq për çështjen e gjuhës dhe zbatimit të drejtave gjatë  shpalljes së konkurseve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, presidentja Osmani ka theksuar se janë prioritet dhe se së shpejti priten rezultate konkrete, posaçërisht në Ministrinë e  Mbrojtjes dhe Policinë e Kosovës.

Sipas Presidentes, vetëm në këtë mënyrë, komunitetet joshumicë mund ta realizojnë potencialin e tyre.

Në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete janë shqyrtuar, ndër të tjera edhe disa rekomandime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me komunitetet, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM