Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti merr pjesë në hapjen e Lojërave parasportive “Kosova 2023”, organizuar nga Komiteti Paralimpik i Kosovës

Sht 16, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e Lojërave parasportive “Kosova 2023”, të organizuara nga Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK), e që u mbajt në Akademinë e Kosovës për Sigurinë Publike në Vushtrri.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se KPK-ja ka korrur suksese të pa mohueshme që e ndihmojnë sportin, i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Teksa përshëndeti të gjithë të pranishmit, kryeministri falënderoi veçanërisht mysafirët të cilët kanë ardhur nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe  Mali i Zi.

“Andaj le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre se çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot, le të argëtohemi bashkë  dhe sa më shumë  le të shoqërohemi në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojmë njëri tjetrin  e natyrisht më së shumti të gjithë ata persona që janë me nevoja të veçanta  apo me aftësi të kufizuara”, u shpreh kryeministri.

Ai uroi dhe shprehu përgëzime  për punën angazhimin dhe kontributin që po e  jep Komiteti Paralimpik i Kosovës.

Këtë vit, Lojërat Parasportive do të përfshijnë 13 disiplina sportive në total.

Mbështetja financiare për Komitetin Paralimpik të Kosovës është rritur për mbi 500%. Nga 15 mijë euro sa e kishte deri në vitin 2020, për vitet 2022 dhe 2023 KPK ka buxhet prej 100 mijë euro për vit.

Komiteti Paralimpik i Kosovës tashmë është bërë anëtare me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Evropian. Gjatë ditëve në vazhdim, përgjatë këtij muaji, pritet anëtarësimi i plotë edhe në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Gjatë vitit të ardhshëm, në Paris 2024, Kosova do të shënojë pjesëmarrjen e parë në Lojërat Paralimpike.

Përveç mbështetjes së rregullt të planifikuar për KPK-në për vitin 2024, MKRS është duke përgatitur një mbështetje të veçantë për Komitetin Paralimpik të Kosovës për përgatitjen e këtyre sportistëve dhe për pjesëmarrje në Paris 2024, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Unë ju falënderoj shumë për ftesën sot edhe ju përgëzoj për këtë organizim dhe sukseset që po i tregoni edhe sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Tash Komiteti Paralimpik padyshim që ka korrur suksese të pa mohueshme të cilët  e ndihmojnë sportin, i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Falënderoj këtu edhe zëvendëskryeministren Rexhepi, komandantin e KFOR-it Ristuccia, ambasadorin francez Gero, zëvendësministrat Daulina Osmani dhe Bardhyl Dobra por gjithashtu edhe mysafirët të cilët na kanë ardhur nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe  Mali i Zi. Andaj le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre se çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot, le të argëtohemi bashkë dhe le të shoqërohemi sa më shumë në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojmë njëri tjetrin e natyrisht më së shumti të gjithë ata persona që janë me nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara.

 

Urime e përgëzime edhe njëherë për punën angazhimin dhe kontributin që po jepni!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM