Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia gjen një plantacion me rreth 20 mijë bimë kanabis

Sht 16, 2023

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Perëndimi, e ka trajtuar një informatë inteligjente dhe në koordinim me Policinë e Shtetit (policinë e Shqipërisë), kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike.

Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis).

Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis.

Për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i PTh-Gjakovë. Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë.

Lidhur me rastin, falënderojmë Policinë e Shtetit për bashkëpunim dhe koordinim në trajtimin e këtij rasti, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM