Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet marrëveshja e themelimit të pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Sht 18, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Përveç diskutimeve mbi situatën aktuale dhe angazhimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Sveçla ka pranuar të nënshkruar nga ministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, “Marrëveshjen për themelimin e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Kjo Marrëveshje e nënshkruar sot edhe nga Ministri Sveçla është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPKK Bllacë) ndërsa në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Glloboqicë – Jazhincë” kontrollet doganore dhe ato kufitare do të bëhen në territorin e Republikës së Kosovës (PPKK Glloboqicë).

Qytetarët e dy shteteve tona përmes kësaj marrëveshje nuk do ti nënshtrohen më ndalesave të dyfishta por kontrollet do të bëhen vetëm në njërën pikë të kalimit. Ky thjeshtim i procedurave do të krijojë lehtësira të lëvizjes së personave dhe automjeteve. Do të kursejë kohën e qytetarëve dhe do të shmangë pritjet në pikat kufitare, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM