Policia ka njoftuar se Njësia për kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të daljes në Suharekë kanë hasur në pesë autobus të ndaluar/parkuar në shiritin për ndalje emergjente.
Policia ka gjobitur të gjithë shoferët si dhe janë larguar nga ai lokacion, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.