Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se përkundër sulmeve nga mediat nacionaliste serbe, profesionistët e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Alternativ (FIAT) çmimin për shfaqjen më të mirë e kanë ndarë për “The Handke Project”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Rrustemi Nezirajt, teksa çmimin për aktorin më të mirë për Arben Bajraktaraj.
The Handke Project, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it”, është projekt teatror ndërkombëtar, që ka bërë bashkë një kastë artistësh nga shumë vende evropiane. Si prodhim i Qendrës Multimedia (Kosovë) në bashkëpunim me Festivalin Mittelfest dhe Teatrin e Pergolas (Itali), Teatrin e Dortmundit (Gjermani), Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Scene MESS & Teatrin Kombëtar të Sarajevës (Bosnjë dhe Hercegovinë), për temë qendrore ka vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit ‘Nobel’ për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirëdokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë.
Në shfaqje luajnë: Arben Bajraktaraj, Ejla Bavçiç, Adrian Morina, Klaus Martini, Verona Koxha, Anja Drlević, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.