Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me ç‘rast u nënshkrua edhe plotësim-ndryshimi i Marrëveshjes Për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim, ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të bëjë me prokurimin publik të shërbimeve klinike shëndetësore, të financuara me mjete publike.
Takimi u zhvillua si çdo herë në frymë shumë pozitive, me qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, përmes projekteve të reja dhe synimeve të përbashkëta që do të rrisin prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të ngjarjeve ekonomike në mes të dy vendeve, si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në vazhdimësi për procese të ndryshme në Republikën tonë, thuhet në postimin në Facebook të MINT-it.