Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) ka filluar gjenerata e parë e Kursit të Rreshter Majorëve.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se kursi i Rreshter Majorëve është niveli me i lartë i edukimit profesional ushtarak për nënoficerët e FSK-së.
Programi i këtij kursi është hartuar në bazë të standardeve me të larta të edukimit profesional ushtarak dhe është në përputhje me programin e Akademisë së Rreshter Majorëve të SHBA-së.
Me këtë kurs, FSK i kompleton të gjitha nivelet e sistemit të edukimit për nënoficer.