Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Filmi “Prishtinë 2002” përzgjedhet pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Reykjavik të Islandës

Sht 22, 2023

Filmi “Prishtinë, 2002”, me regji nga Trendelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Reykjavik të Islandës, i cili do të mbahet nga 28 shtator deri më 8 tetor.

Si projekt i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi pati premierën botërore në Clermont-Ferrand International Film Festival në Francë. Shfaqja e filmit vazhdoi edhe në shumë festivale tjera dhe së fundmi fitoi Çmimin e Kategorisë Kombëtare në DokuFest.

Këto arritje janë dëshmi e qartë e potencialit të krijuesve të Kosovës dhe e mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës përgjatë rrugëtimit të tyre, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM