Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK në një aktivitet të veçantë sindikal 

Sht 22, 2023

Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë vazhdon bashkëpunimin e frytshëm me SBASHK -un me qëllim të forcimit të zërit sindikal dhe përgatitjes së sindikatës sonë për përballje të suksesshme me sfidat e shumta të kohës  ashtu siç kishte bërë edhe në të kaluarën nëpër vite e dekada.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi Qendra Amerikane e Solidaritetit dhe SBASHK po organizojnë punëtori tematike me temat  kyçe për rëndësinë e organizimit sindikal dhe për rëndësinë pse duhet të jetë një punëtor arsimor anëtar i SBASHK-ut.

Punëtoria  e parë  ka filluar të premten e  22 shtatorit me veprimtarë sindikalë nga Universiteti i Prishtinës, veprimtarë nga Prishtina, Lipjani, Podujeva  e Fushë Kosova  e komuna tjera për të vazhduar të shtunën e të dielen me veprimtarë edhe nga Mitrovica, Skenderaj e Vushtrria. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në  komunat e Prizrenit ,Ferizajt, Pejës,Gjakovës,Gjilanit dhe gjithë komunat tjera të Kosovës.

Në hapje të këtij aktiviteti drejtori rajonal i Qendrës Amerikane të Solidaritetit  Steven McCloud  ka përgëzuar SBASHK-un për angazhimet  duke u shprehur se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me bashkëpunimin dhe aktivitetet e përbashkëta sindikale për ta forcuar edhe më shumë sindikalizmin dhe sindikatën .

Kryeyari i SBASHK -ut Rrahman Jasharaj ka falenderuar z. Steven dhe zyrtaret Bruna dhe Kejsi.Jasharaj ka thënë se ky aktivitet do të përgatis kuadro sindikale që do të jenë zë i fuqishëm i SBASHK-ut duke mbrojtur të vërtetën e duke hedhur poshtë e me argumente ndonjë dezinformatë të qëllimshme të kujdo qoftë.

Pas kësaj nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka treguar për strukturën dje programin e SBASHK-ut dhe për rëndësinë për të qenë anëtar i sindikatës, kurse përfaqësuesja e Qendrës Amerikane e Solidaritetit ,Bruna Hylviu ka prezantuar përvojat sindikale në shumë vende dhe për  disa nga angazhimet konkrete që duhet të bëjnë sindikatat në shërbim të anëtarësisë e duke forcuar kështu zërin sindikal .

Pjesë e këtij aktiviteti  do të jetë edhe puna në grupe e udhëhequr nga koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri me temën për strategjitë për rekrutimin e anëtarëve të rinj.

Me tema e aktivitete të rëndësishme do të vazhdohet edhe në paraditën e së shtunës për të vazhduar ky aktivitet në pasditën e të shtunës dhe të dielën në Mitrovicë, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM