Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hovenier: ShBA-të dënojnë ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës

Sht 24, 2023

Ambasadori i Sheteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey M. Hovenier ka reaguar duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënojnë ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, 24 shtator.

Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagues i parë në situata emergjente dhe krize. E vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR),sipas nevojës.

Jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. Ata duhet t’i ndërpresin menjëherë sulmet e tyre.

Ambasadori Hovenier ka thënë se në emër të Shteteve të Bashkuara, i shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu, u dëshiroj shërim të shpejtë dy policëve të plagosur, thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM