Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!






