Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka dënuar incidententin tragjik në termat më të ashpër.
Ajo ka bërë thirrje që autorët e sulmit në veri ku mbeti i vdekur një zyrtar policor dhe një tjetër është plagosur, të mbajnë përgjegjësi.
Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe uron oficerëve të lënduar shërim të shpejtë.
UNMIK-u po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen, thuhet në komunikatën për media e UNMIK-ut.




