Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dënuar sulmet e dhunshme të fundit ndaj Policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës duke thënë se janë të papranueshme.
Blinken në postimin e tij në Twitter ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.