Build Skills with our trainings

Sign up now!

Szunyog shpreh gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të mbështetur BQK-në

Sht 25, 2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Ismaili me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog dhe Eva Palatova zv. Shefe e zyrës së BE-së.

Guvernatori Ismaili shpalosi planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe planit strategjik, me fokus në reformimin dhe avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse sipas legjislacionit përkatës të BE-së. U diskutua lidhur me aktivitetet që ndikojnë në stabilitetin financiar, rritjen e qasjes në financa me fokus në ekonominë e gjelbër, përfshirjen në platformat globale të pagesave si dhe kartonin e gjelbër, nismat rajonale në digjitalizimin  e shërbimeve financiare dhe luftën kundër parave të falsifikuara.

Si aspekt i rëndësishëm që adresohet edhe përmes Programit të Reformave në Ekonomi (ERP) u diskutua për fuqizimin e kapaciteteve të BQK-së me profesionistë, me fokus në funksionet mandatare, si dhe nevojën e plotësimit të pozitave kyçe sipas parimit të meritës dhe integritetit.

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të mbështetur BQK-në në realizimin e objektivave dhe planeve të BQK-së, si institucion i pavarur dhe i rëndësishëm për të siguruar mandatin kushtetues dhe ligjor.

Guvernatori shprehu mirënjohjen e Bankës Qendrore për mbështetjen e treguar nga ana e BE-së për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës përmes programeve të shumta të mbështetjes financiare, duke përshirë mekanizmat nga institucionet e Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM