Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Fillon hartimi i Planit të Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë

Sht 26, 2023

Komuna e Prishtinës me mbështetjen e Bashkimit Evropian si dhe Qeverisë Gjermane ka filluar hartimin e Planit të Veprimit për Energji të Qëndrueshme dhe Klimë.

Ky Plan Veprimi do të ndihmojë qeverisjen lokale të zbatojë një numër masash në sektorë të ndryshëm: ndërtesa, transport, shërbime, bujqësi dhe pylltari deri në vitin 2030 e tutje, në mënyrë që të zvogëlojmë ndikimin dhe të rrisim përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Ju lutemi, ndani 10 minuta nga koha juaj për të plotësuar pyetësorin në linkun në vijim; https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdVvLKNEVCMU4277ab0OsK5gsPfNGXvqQUcrHzvO97E7nwNmg/viewform

Na ndihmoni që bashkarisht t’i vendosim prioritetet, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM