Njesite Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë organizuar një operacion që synon luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe kontrabandës.
Në kuadër të këtij plani operativ, janë kontrolluar 6 subjekte të ndryshme në qytetin e Gjakovë dhe si rezultat i këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshme, të cilat përfshijnë: 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone, 62 pajisje “Airpods”, 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako qaj për dobësim, 88 pako të ndryshme të stimulansëve seksual.
Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës. Dogana iu bën thirrje të gjithë qytetarët dhe subjekteve tregtare që të respektojnë rregullat dhe ligjet e zbatueshme në lidhje me tregtimin dhe importin e mallrave.
Dogana e Kosovës është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndaluar kontrabandën dhe të mbrojë interesat e tregtisë legjitime dhe të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.