Njësit e Doganës kanë organizuar një operacion të suksesshëm në Ferizaj, kanë arritur të parandalojnë futjen e armëve të ftohta përmes pikë-kalimit kufitar të Merdares.
Gjatë këtij operacioni të oficerëve doganor kanë inspektuar dhe kontrolluar me kujdes 6 subjekte të ndryshme. Rezultati i këtij kontrolli është zbulimi dhe konfiskimi i 39 telefona celularë, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe iPhone.
Sasia e telefonave celularë është sekuestruar në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi. Gjithashtu, procedurat kundërvajtese janë inicuar kundrejt palëve përgjegjëse për këtë aktivitet.
Derisa në pikë kalimin kufitar të Merdares gjatë kontrolleve nga ana e njësisë K9 të Doganës së Kosovës tek një shtetas i Serbisë janë gjetur armë të ftohta (thika 3 copë) të fshehura brenda makinës së tij, të cilat janë konfiskuar, derisa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.