Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi Kosovë – Poloni, në fushën e sportit

Sht 27, 2023

Zëvendësministrja Daulina Osmani dhe ministri i Sportit dhe Turizmit në Poloni, Kamil Bortniczuk, sot kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit i cili ofron një kornizë të përgjithshme për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sportit.

Bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e sportit u jetësua zyrtarisht pas dakordimit të palëve për thellimin e tij, nga takimi që u realizua në Krakovë në kuadër të Lojërave Evropiane në qershor të këtij viti.

Nënshkrimi u realizua në qytetin Zakopane të Polonisë, në kuadër të Kongresit të Dytë Evropian të Sportit dhe Turizmit ku zëvendësministrja do të marrë pjesë si paneliste në diskutimin e së nesërmes mbi diplomacinë sportive, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM