Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka noftuar se sot kanë shkëputur kontratën edhe një operatori ekonomik i cili është treguar i papërgjegjshëm. Ky operator nuk u është përmbajtur kushteve të kontratës. Bëhet fjalë për renovimin e Sh.F.M.U “Gjergj Fishta”, në të cilën operatori ekonomik ka punuar me material jo të duhur në veshjen e mureve.
Rama në postimin e tij në Facebook lut operatorët ekonomikë që të jenë të përgjegjshëm, bashkëpunues dhe të tregohen profesionistë në punë.
Nuk do të tolerojmë asnjë kompani të papërgjegjshme.
S’ka tolerime për mospunë.
Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit.