Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, i kam falënderuar anëtarët e komunitetit boshnjak të Kosovës për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë.
“Ne ndajmë histori të përbashkët, plot dhimbje e vuajtje, por edhe ndjenjë krenarie, pasi i mbijetuam gjenocidit serb ndaj nesh me përkushtim e guxim”, ka theksuar presidentja Osmani.
Tutje presidentja Osmani ka thënë se si shprehje e mirënjohjes sonë për angazhimin historik të boshnjakëve, sot ka dekoruar katër personalitete të shquara boshnjake për kontributin për liri si dhe për gjurmë të pashlyeshme në art, kulturë, shkencë e humanizëm, thuhet në postimin në Facebook të Presidencës së Kosovës.