Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se me një bashkëpunim të shkëlqyer, ndarje të njohurive ndërmjet instruktorëve britanikë të BMATT dhe instruktorëve të FSK-së, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, përfundoi sot kursi i Udhëheqjes për Komandantët e Rinj (JCLC) që u realizua në malet e Jezercit, me qëllim të zhvillimit të aftësive komanduese për udhëheqësit e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Maqedonci në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmes stërvitjes në terrenin e vështirë të Jezercit, kursantët u përballën me situata të ngjashme me ato që mund të hasen në misionet reale, duke përmirësuar aftësitë e tyre taktike dhe udhëheqëse.
FSK, Forcë e përgatitur për çdo situatë.