Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Qindra fëmijë ishin pjesë e koncertit të parë të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të programit ndërministror “Arti në shkolla”, i cili u mbajt dje në atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit.
Fëmijët e klasave të 6-ta nga katër shkolla të Komunës së Prishtinës, SHFMU “Elena Gjika”, SHFMU “Faik Konica”, SHFMU “Ali Kelmendi” dhe SHFMU “Shkëndija”, patën mundësi të shohin për së afërmi performancën e mrekullueshme të Korit, i cili u dirigjua nga mjeshtri Gridi Kraja.
Programi u prezantua në disa etapa të zhvillimit të muzikës klasike në Kosovë. Vepra e parë që u interpretua ishte “Malësorja”, nga Lorenc Antoni, vazhdoi me “Bareshën”, nga Rexho Mulliqi dhe në fund u prezantua “Loja” nga Valton Beqiri, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.