Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po qëndron për vizitë zyrtare në Lubjanë të Sllovenisë.
Gjatë qëndrimit, Rama u takua me kryetarin e Lubjanës, Zoran Janković, i cili i dhuroi “Dorezën e Lubjanës” në shenjë respekti, ndërsa, Rama i dhuroi “Hyjneshën në Fron”.
“Nder i veçantë të pranoj “Dorezën e Lubjanës”, nga kryetari Zoran Jankovic, pas takimit shumë të frytshëm që patëm sot. Gjithmonë kënaqësi të sjellim bashkëpunime të reja në Prishtinë”, deklaroi Kryetari Rama.
Ndërsa, Janković tha se dyert e Lubjanës janë gjithmonë të hapura për Prishtinën, e po ashtu tha se do të vijë për vizitë në Prishtinë.
Kryetari Rama po ashtu po merr pjesë në Konferencën e Mediave për Evropën Juglindore ku është edhe folës në këtë ngjarje, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.