Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku bashkë me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë marr pjesë në premierën e shfaqjes “1984” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se u hapën dyert e sezonit të ri me premierën e shfaqjes “1984”, një kryevepër e përmasave botërore, ku në shfaqjen e fokusuar në historinë e dashurisë dhe e gërshetuar me politikën, fuqinë e ligjin, aktorët tanë portretizuan mjeshtërisht secilin rol.