Njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj katër shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit, janë hasë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Ndaj kundërvajtësve katër shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.