Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pret Nissinen: Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjes së reformave

Tet 2, 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. 

Në takim u bisedua mbi perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjes së reformave. Rrugëtimi ynë pozitiv i dy viteve të fundit është dëshmuar edhe nga raportet e ndryshme, veçanërisht Raporti për vendin i Komisionit Evropian i vitit të kaluar i cili evidentoi të arriturat e Kosovës. U theksua se procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe përmbushjen e kritereve. 

Më tej, u diskutuan dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Ambasadorin mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit ku u vra në krye të detyrës Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Tashmë ekzistojnë prova e fakte të mjaftueshme që ky sulm është orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar. 

Nga prezenca e organizimi i sulmit terrorist nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre. Pamjet e publikuara ditën e djeshme dhe armatimi i konfiskuar tregojnë për planifikimin e skenarin e përgatitur nga Serbia. Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Nissinen për takimin, bisedën e mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Finlandës ndaj Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM