Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca pret ambasadorin e Japonisë, Mizuuchi: Vazhdim i mbështetjes së Japonisë për Kosovën

Tet 2, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.

Në këtë takim të përzemërt kryetari Konjufca e njohu ambasadorin Mizuuchi me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Kreu i Kuvendit foli për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe shfaqi interesimin për ta thelluar edhe më tej atë, në dobi të interesave reciproke dhe të miqësisë midis dy vendeve.

Kryetari Konjufca konfirmoi mbështetjen e institucioneve vendore sa i përket angazhimeve për rritje edhe më të madhe të investimeve japoneze në Republikën e Kosovës dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Po ashtu kryetari Konjufca falënderoi diplomatin japonez për mbështetjen që Japonia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në shumë fusha, duke potencuar rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë, përfshirë aspiratat për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Ambasadori Ryuta Mizuuchi u interesua për zhvillimet aktuale në vendin tonë, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së Japonisë për Kosovën edhe në të ardhmen, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM