Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sahatçiu: Bileta e autobusit e Trafikut Urban mund të blihet përmes SMS

Tet 2, 2023

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se qytetarët që përdorin autobusët e “Trafikut Urban” nga sot mund të blejnë biletën përmes SMS-ve. Një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë, është vendosur një hap para në reformën e transportit publik.

Sahatçiu në postimin e saj në Facebook ka thënë se siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Prishtinës mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

 

Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim

 

Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore

 

Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport

 

Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera!

Siç edhe jeni njoftuar, nga sot mund të bleni biletat e autobusit të “Trafikut Urban” përmes sms-ve.
Ju mund të bleni biletën një drejtimshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C. Po ashtu biletën vajtje – ardhje për aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.
1. Për biletën për Linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C, dërgoni SMS në numrin 55990 me tekstin: (Emri i linjës).
2. Për biletën ditore, dërgoni SMS në numrin 55991 me tekstin: Ditore.
3. Për biletën për Linjën 1A, dërgoni SMS në numrin 55992 me tekstin: Linja 1A
Pasi të dërgoni sms-ët ju do të pranoni konfirmimin përmes mesazhit.
Ju lutemi ruajeni mesazhin konfirmues për ta paraqitur tek kondukteri.
Pas digjitalizimit, punëtorët (kondukterët) nuk do të mbesin pa punë, por do të sistemohen në ndërmarrje.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM